Kreu i Partisë Liberal Demokratike të Rusisë, Vladimir Zhirinovsky, njoftoi se deri më tani ka marrë gjashtë doza vaksinash kundër virusit korona.
“Unë isha ndër të parët që u vaksinova kundër koronavirusit. Dozën e parë të Sputnik e morra në fillim të shtatorit 2020”, tha ai për mediat ruse, transmeton portal arbresh.info
Ai ka theksuar se ka deri me tani ka marrë gjashtë doza të vaksinës kundër koronavirusit.
“Pas disa muajsh, niveli i antitrupave u ul dhe mjekët më rekomanduan që të merrja një dozë ‘përforcuese’. Mora ‘Sputnik Light’. Më pas doktori im rekomandoi që të rrisja efektin me një vaksinë spërkatëse hundore, gjithashtu Sputnik”, tha politikani rus.
Pas kësaj, në fund të verës së vitit 2021, ai mori dy doza të vaksinës “Kovivak” të prodhuar nga Qendra “Chumakova”./arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet