Partia SMER-SSD e ish-kryeministrit Robert Fico ka fituar zgjedhjet parlamentare të Sllovakisë pasi kritikoi Bashkimin Evropian si dhe NATO-n dhe premtoi të ndalojë ndihmën ushtarake për Ukrainën.
Pas numërimit të pothuajse 99% të zonave zgjedhore, partia opozitare Smer mori 23.3% të votave, sipas rezultateve paraprake të publikuara mëngjesin e sotëm nga komisioni zgjedhor i Bratislavës.
Me 99.2 përqind të votave nga rreth 6,000 qendra votimi të numëruara nga Zyra e Statistikave Sllovake herët të dielën, partia e majtë SMER-SSD mori 23 përqind të voitave, ndërsa Partia e qendrës Porgresive, PS mori 17 përqind, e ndjekur nga Hlas e Peter Pellegrini me 15%.
Vota në këtë vend me 5.4 milionë banorë, anëtar të BE-së dhe NATO-s, konsiderohet vendimtare nëse Sllovakia do të qëndrojë në rrugën e saj properëndimore apo do të kthehet më shumë drejt Rusisë.
Forma e qeverisë së ardhshme të Sllovakisë do të varet nga koalicioni me partitë më të vogla, duke përfshirë Hlas të Peter Pellegrinit dhe OĽaNO të Igor Matovič.
Presidentja sllovake Zuzana Caputova deklaroi mëngjesin e sotëm se do t’ia besojë formimin e qeverisë së ardhshme kreut të partisë fituese, pavarësisht nga “preferencat personale” si ish-deputete e PS-së. Smer tha se nuk do të komentojë votimin.
Partia e Ficos kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore të pezullojë ndihmën për Ukrainën fqinje. Ish-kryeministri sulmoi BE-në dhe NATO-n dhe kundërshtoi çdo ndihmë të mëtejshme ushtarake për Kievin ka kritikuar sanksionet që synojnë Rusinë dhe ka bërë fushatë kundër të drejtave LGBTQ+./A2cnn
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit