Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë.
Gjykata e rrethit Siauliai vendosi gjithashtu që biznesmeni Deimantas Bertauskas, i cili dëshmoi kundër Paleckisit, të mos ndiqet penalisht.
Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Paleckis dhe një numër i paspecifikuar i shtetasve të tjerë lituanezë kanë mbledhur informacione për inteligjencën ruse, në periudhën kohore midis shkurtit 2017 dhe tetorit 2018.
Paleckis dhe disa shtetas të tjerë lituanezë u arrestuan në dhjetor të vitit 2018 dhe u akuzuan për spiunim për Rusinë – gjë që shkaktoi reagim të ashpër nga Moska.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha atëbotë se arrestimet paraqesin “një veprim tjetër rusofobik” dhe “përmbysje të të drejtave dhe lirive demokratike” në Lituani.
Ajo nuk i shpjegoi arsyet për deklaratat e saj.
Që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe nisi mbështetjen për separatistët në lindje të Ukrainës, duke rritur shqetësimet në disa ish-republika të tjera sovjetike, gjykatat lituaneze dënuan disa persona për spiunim për Rusinë ose aleaten e saj të ngushtë, Bjellorusinë./REL/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation