Politikani indian shpërndanë mitin e përdorimit të alkoolit

14:43 | 1 Maj 2020
Arbresh.info

Një politikan në Indi ka kërkuar hapjen e dyqaneve që shesin alkool për luftimin e koronavirusit edhe pse Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se duhet ndërprerë konsumimi i alkoolit.

“Kur koronavirusi largohet pas larjes së duarve me alkool, i bie që konsumimi i alkoolit do të largoj virusin nga fyti,” tha Bharat Singh.

Ai i ka dërguar një letër kryeministrit të vendit duke kërkuar hapjen e dyqaneve të alkoolit. Kjo vjen pasi India është në izolim deri më 4 maj.

OBSH ka thënë se alkooli nuk garanton mbrojtje nga koronavirusi dhe mund të shton rrezikun e ndonjë problemi tjetër shëndetësor.

Dezinfektuesit e duarve me përmbajtje të alkoolit janë të rekomanduar për pastrimin e duarve dhe duhet të kenë së paku 60% të përmbajtjes me alkool./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme