Ish-modeli dhe politikani francez, Julien Odoul, nuk e kishte problem që njerëzit që përpiqeshin të kalonin nga Bjellorusia në Poloni në kërkim të emigrimit në Evropë, të vdesin nga ngrirja, sesa të kalojnë në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Odoul, i cili ishte i ftuar në programin për krizën e emigrantëve në kufirin Bjellorusi-Poloni në BFM TV në Francë, tha se detyra kryesore e Evropës është kryesisht të mbrojë evropianët.
“Ne patjetër nuk duhet ta hapim këtë kufi, patjetër se nuk duhet t’i pranojmë këta emigrantë, shumë prej të cilëve janë potencialisht të rrezikshëm”, tha ai në program.
Më pas gazetari francez Olivier Truchot e pyeti: “A duhet t’i lëmë të ngrijnë deri në vdekje pas telave me gjemba?”, me çka ai u përgjigj: “Po, sigurisht, absolutisht po”.
I hutuar, gazetari tha: “Pra, të ngrijnë deri në vdekje?” Odoul u mbrojt duke thënë: “Përndryshe, Evropa do të përballet me një pushtim emigrantësh”.
Në pamundësi për të fshehur habinë e tij, gazetari Truchot i tha përsëri Odoulit: “Përgjigju (pyetjes sime), Julien Odoul! A thatë ‘sigurisht që duhet të ngrijnë deri në vdekje’?”
Duke parë që edhe të ftuarit e tjerë ishin shqetësuar, Odoul ndryshoi shprehjen këtë herë duke thënë: “Jo, nuk i lëmë të vdesin nga të ftohtit, në fakt i lëmë jashtë kufijve të Evropës”.
Deklaratat e politikanit francez kanë qenë shkak polemikash edhe në shumë programe të tjera në vend.
Julien Odoul, i cili është anëtar i Unionit Kombëtar (RN), partia e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen, i kërkoi këshillit lokal të qarkut në Bourgogne-Franche-Compte në tetor 2019 që të përjashtohet një nënë shoqëruese me shami koke që erdhi me nxënësit në një udhëtim shkollor.
Kriza e emigrantëve në kufirin Bjellorusi-Poloni
Mijëra njerëz në Bjellorusi, duke përfshirë shumë fëmijë dhe gra, vazhdojnë të presin në kufi për të hyrë në Poloni, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian (BE), dhe prej Polonisë për të vazhduar në vendet e tjera të BE-së.
Polonia, BE-ja, NATO-ja dhe vende të tjera perëndimore akuzuan Bjellorusinë se i drejtoji qëllimisht ata që mbërrinin me avion nga Lindja e Mesme dhe Afrika në kryeqytetin Minsk për në kufijtë e saj.
Udhëheqësit e BE-së kërcënuan se do të vendosin sanksione ndaj Bjellorusisë, ndërsa presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, kërcënoi se do të ndërpresë gazin për Evropën në rast të ndonjë sanksioni kundër vendit të tij.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...