Google ADS

Politikani dhe gazetari kthejnë studion në arenë boksi

21:58 | 25 Qershor 2019
A. B.

Ai që nisi si një debat i nxehtë politik midis një politikani pakistanez dhe një gazetari, eskaloi shumë shpejt në një përleshje të dhunshme gjatë një transmetimi televiziv të drejtpërdrejtë.

Masroor Ali Siyal, një udhëheqës i lartë i partisë qeverisëse Tehreek-e-Insaf (PTI), sulmoi gazetarin dhe presidentin e “Karachi Press Club”, Imtiaz Khan, duke u shfaqur në “News Line me Aftab Mugheri” të hënën.

Para grushtave dhe shkelmave, Siyal u dëgjua ta paralajmëronte Khanin për tonin e tij agresiv.

Dyshja përfundimisht u desh të ndahej nga stafi i televizionit dhe të ftuarit e tjerë, pasi transmetimi i drejtpërdrejtë vazhdonte.

Masroor Ali Siyal më pas u ul përsëri për të vazhduar diskutimin, ndërsa Khan u largua nga studio për disa minuta para se të kthehej në panel – duke lëshuar një paralajmërim të rreptë tek drejtuesi i PTI.

Video e përleshjes shumë shpejt u bë virale.

https://twitter.com/nailainayat/status/1143210734098309127?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1143210734098309127&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fshkelma-dhe-grushte-politikani-dhe-gazetari-kthejne-studion-ne-arene-boksi%2F

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme