3 policë u dërguan në spital me lëndime të shumta pas përleshjeve me protestuesit që dolën në rrugë të irrituar pas veprimit që bëri politikani danez i ekstremit të djathtë Rasmus Paludan duke djegur një kopje të Kuranit në qytetin Linköping të Suedisë të enjten.
Protestuesit e maskuar sulmuan policinë në 2 qytete të vendit pasi politikani radikal kishte thirrur një kundërprotestë. Disa makina policie u dogjën nga protestuesit.
Partia “Tight Course” e Paludan u themelua në vitin 2017 dhe kërkon të ndalojë Islamin dhe do të dëbojë të gjithë myslimanët nga vendi.
Në vitin 2020, Paludan u dënua me 3 muaj burg për shpifje dhe deklarata raciste kundër myslimanëve gjatë një demonstrate.
Në të njëjtin vit atij iu refuzua hyrja në Suedi për dy vjet. Kjo ndodhi pasi pati trazira të dhunshme në Malmö në lidhje me një festë ku ai do të digjte një kopje të Kuranit, të mbështjellë me proshutë, siç ka bërë disa herë në Danimarkë.
https://twitter.com/LoveWorld_Peopl/status/1515084885052080135
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...