Politikanët rusë, të cilët ishin anëtarë të një delegacioni që do të merrnin pjesë në takimin e radhës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, iu është mohuar viza britanike, sipas The Guardian.
Lajmi u bë i ditur nga Vladimir Dzhabarov, i cili është nënkryetari i komitetit të çështjeve ndërkombëtare të dhomës së lartë ruse.
“Ne morëm një përgjigje skandaloze se qeveria britanike nuk mund t’u lëshojë viza anëtarëve të delegacionit rus në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, cilado qoftë arsyeja e tyre për të vizituar vendin”.
I pyetur për komentet e Dzhabarov, një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha: “Aktualisht nuk ka kufizime për shtetasit rusë për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar me viza pune afatgjatë”.
Zëdhënësi tha se Mbretëria e Bashkuar po i jepte përparësi aplikimeve nga ukrainasit dhe se aplikimet për viza studimi, pune dhe familjare kërkonin më shumë kohë për t’u përpunuar.
Dzhabarov tha se Rusia u dërgoi një letër të gjithë delegacioneve të tjera duke thënë se “përjashtimi i delegacionit rus dëmton seriozisht besueshmërinë e eventit”.
Të gjitha vendimet e miratuara në mungesë të tij “nuk do të njihen nga ne si legjitime”, thuhej në letër, sipas Dzhabarov.
Takimi i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së do të zhvillohet në Birmingham midis 2-6 korrikut. /abcnews.al/
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...