Politikanët gjermanë kanë reguar ashpër kundër presidentit turk Recep Tayip Erdogan i cili e krahasoi qeverinë aktuale gjermane me regjimin nazist.
Erdogan ka theksuar se ‘qeveria gjermane nuk ka të bëjë me demokracinë’ dhe se praktikat e saj nuk ndryshojnë nga regjimi nazist, transmeton portali arbresh.info.
Pas komenteve të Erdoganit tensionet mes Gjermanise dhe Ankarasë janë rritur dukshëm.
Volker Kauder, një anëtar i dhomës së ulët të Parlamentit, e ka quajtur krahasimin ‘e papranueshëm’.
Një anëtare tjetër e Parlamentit, Julia Kloeckner, ka thënë për gazetën Bild se krahasimi i Erdoganit me regjimin nazist ‘ka arritur kulmin’.
Turqia është duke i bërë presion Gjermanisë që të ekstradojë rreth 1.6 milionë turqë, në mesin e tyre edhe disidentët dhe oficerët ushtarakë.
Tensionet mes dy vendeve janë rritur edhe më shumë, pasi Turqia arrestoi gazetarin gjerman, Deniz Yucel, të cilin e akuzoi edhe si ‘spiun të qeverisë gjermane’./Arbresh.info
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”