Një delegacion i politikanëve afganë dhe përfaqësuesit talebanë mbajtën një takim në kryeqytetin rus, Moskë, për të arritur paqen në Afganistan, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas përfundimit të takimit u publikua një deklaratë ku thuhet se liderët talebanë duhet të hiqen nga listat e zeza ndërkombëtare dhe të ftohen të gjitha palët të sigurojnë paqe të qëndrueshme në Afganistan.
“Është arritur një marrëveshje për vazhdimin e konsultimeve mes popullit të Afganistanit. U shpreh mbështetje për negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe talebanëve dhe u ra dakord që vendet e tjera nuk duhet të ndërhyjnë në Afganistan”, thuhet në deklaratë.
Më tej shtohet se edhe bashkësia ndërkombëtare mbështet procesin e paqes në atë vend.
Pjesëmarrësit e takimit u pajtuan se ishte e nevojshme të hapet një zyrë politike në Katar.
Hanif Atmar, ish-këshilltar i sigurimit të presidentit afgan dhe kandidat presidencial, pas bisedimeve gazetarëve u tha se negociatat duhet të bëhen me pjesëmarrjen e qeverisë afgane.
Muhammad Abbas Stanikzai, përfaqësues i delegacionit të talebanëve, tha se ende nuk është caktuar data e tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani.
“Akoma nuk është arritur asnjë marrëveshje rreth kësaj çështje, kurse konsultimet do të vazhdojnë”, tha Stanikzai.
Takimi, i cili u organizua nga Qendra e Diasporës Afgane në Rusi, vazhdon edhe nesër. Qëllimi i takimit është arritja e një marrëveshjeje mes dy palëve për t’i dhënë fund luftës në Afganistan.
Në takim morën pjesë politikanët afganë dhe përfaqësuesit e talebanëve, pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisë afgane. Është planifikuar që raundi i ardhshëm i negociatave të mbahet në Katar.
WhatsApp po punon për ta bërë më të shpejtë dërgimin e fotov...
Fitorja e Trumpit, Kokalari: Hashim Thaçi dhe të tjerët së s...
Vaji i jargavanit – Ul temperaturën dhe lufton depresionin
Pacolli tregon për festën në Mar a Lago për nder të presiden...
Kosova mposhtet në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifik...
Amerikanët prezantojnë një bateri për automjetet elektrike m...