Një firmë amerikane e sigurisë thotë se hakerat rusë që vodhën email-a nga Komiteti Kombëtar Demokrat gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 kanë tentuar të vjedhin informacione edhe nga Senati amerikan.
Një raport i ri nga firma e sigurimit Trend Micro, postuar në faqen e tyre të internetit të premten, thotë se hakerat krijuan faqe interneti në qershor që të duken si rrjeti i brendshëm i kompjuterave të Senatit, në një përpjekje për t’i mashtruar njerëzit të jepnin informata për të hyrë në rrjet.
Firma tha se grupi i hakerëve rusë, i njohur si Fancy Bear, është politikisht i motivuar dhe ende shumë aktiv.
Firma nuk thotë nëse operacioni që synonte të vidhte informacion në Senat kishte patur sukses. Kompania tha se ka dhënë informacion në lidhje me aktivitetet e hakerëve në Senat.
Trendi Micro tha se grupi i hakerëve “ka sulmuar organizatat politike në Francë, Gjermani, Mal të Zi, Turqi, Ukrainë dhe Shtetet e Bashkuara që nga viti 2015. Ne pamë sulme kundër organizatave politike përsëri në gjysmën e dytë të vitit 2017”, thotë kompania.
“Këto sulme nuk kanë treguar shumë risi teknike me kalimin e kohës, por ato janë të përgatitur mirë, dhe shpesh vështirë për t’u mbrojtur”.
Agjencitë amerikane të zbulimit thanë se hakerat e Fancy Bear vodhën emaila nga DNC gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, të cilat më pas iu ofruan WikiLeaks dhe u botuan./VoA/
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite