Politico e interpreton përplasjen e mendimeve mes Baerbok dhe Çavusoglu në konferencën e përbashkët për shtyp gjatë vizitës së ministres së Jashtme gjermane në Stamboll si një shenjë të forcimit të qëndrimit të Gjermanisë ndaj Turqisë.
Siç theksohet në artikull, ministri i Jashtëm turk ishte i zemëruar me komentet e bëra më herët atë ditë nga Baerbok gjatë vizitës së saj në Athinë, duke vënë në dukje deklaratën e ministres së Jashtme gjerman se “ishujt grekë të Lesbos, Kios, Rodos dhe shumë të tjerat janë toka greke dhe askush nuk ka të drejtë t’i vërë në dyshim”. Në raport përmendet edhe deklarata e Mevlut Çavusoglu se i ka marrë malli për Angela Merkel.
“Kur Merkel ishte atje, pozicioni i Gjermanisë ishte i balancuar, ajo mund të ndërmjetësonte”, tha Çavusoglu, duke shtuar se “vendet e treta, përfshirë Gjermaninë, nuk duhet të jenë një mjet provokimi dhe propagande veçanërisht nga Greqia dhe pala greke qipriote”, tha ai. /abcnews.al
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...