Google ADS

Policja ngatërron banesën dhe vret pronarin e saj

07:29 | 8 Shtator 2018
Arbresh.info

Një oficere policie në Teksas ka qëlluar për vdekje një person duke menduar se ishte në banesën e saj.

Ajo ishte futur gabimisht në apartamentin e viktimës, transmeton portali arbresh.info.

Oficerja në fjalë kishte hyrë në banesë pas ndërrimit dhe ishte përleshur me 26 vjeçarin Botham Shem Jean.

Jean është trajtuar në vendin e ngjarjes dhe dërguar në spital, ku vdiq nga plagët.

Efektivja është suspenduar, ndërsa Zyra e Prokurorit heton rastin.

Sipas shefit të policisë Renee Hall situata duket të jetë shumë unike./Arbresh.info/

https://twitter.com/chrissadeghi/status/1037998599991226370?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1037998599991226370&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.co.uk%2Fnews%2Fworld-us-canada-45450558

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme