Persona të paidentifikuar hapën zjarr nga dy minibusë ndaj policëve, të cilët u kundërpërgjigjën duke vrarë 6 persona. Disa anëtarë të bandës u arratisën nga vendi i ngjarjes.
Në qytetin Celaya të shtetit meksikan Guanajuato policia ka vrarë 6 anëtarë të një bande të drogës gjatë operacionit kundër një organizate kriminale, njoftuan të enjten mediat lokale.
Individë të paidentifikuar hapën zjarr nga dy minibusë ndaj policëve, të cilët u kundërpërgjigjën duke vrarë 6 persona. Disa anëtarë të bandës u arratisën nga vendi i ngjarjes.
Zyrtarët meksikanë theksuan se personat e armatosur kanë lidhje me kartelin Santa Rosa de Lima.
Gjithsej 103 persona e kanë humbur jetën që nga fillimi i tetorit në Guanajuato, i cili është ndër shtetet ku ndodhin incidentet e dhunshme.
Përleshjet në terren shpesh shpërthejnë midis kartelit Santa Rosa de Lima dhe kartelit të Jalisco New Generation për kontrollin e zonave kryesore në rajon.
Pavarësisht kapjes së Jose Antonio “El Marro” Yepez Ortiz, udhëheqësit të kartelit Santa Rosa de Lima, gjatë operacioneve nga forcat e sigurisë për të ndaluar rritjen e vrasjeve, numri i të vdekurve vazhdon të rritet./AA/
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...