Policia në Florida qëlloi për vdekje një adoleshent fundjavën që lamë pas, i cili i kishte drejtuar kalimtarëve armën, që më vonë rezultoi se në fakt bëhej fjalë për armë lodër…
Sipas asaj që shkruan The Independent, oficerët shkuan në Tarpon Springs mbrëmjen e së shtunës pas raportimeve se një person që dukej se në dorë mbante një armë të ngjashme me AK-47, po ia drejtonte atë makinave që kalonin, në një prej rrugëve më të populluara.
Pasi i bënë thirrje që të ulte armën, dy oficerë e qëlluan 12 herë 17-vjeçarin Alexander King. Ai humbi jetën më vonë gjatë asaj nate në spital.
Në një konferencë për gazetarët, kreu i departamentit të policisë atje tha se dy oficerët kishin qëlluar në drejtim të adoleshentit nga frika për “jetën e tyre dhe të tjerëve. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë tek oficerët tanë dhe familjet e tyre, që do të duhet të përballen me pasojat e kësaj ngjarjeje”.
Si pamjet e regjistruara nga kamera e trupit të policëve, ashtu edhe në pamjet e kapura nga kalimtarë të rastit, tregojnë se King iu kthye oficerëve duke iu bërtitur: “Më qëlloni”.
Për ngjarjen autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa dy oficerët janë pezulluar nga detyra. 17-vjeçari që mbeti i vrarë kishte precedentë të shumtë penale në të shkuarën.
Në 2014-n, policia në Ohio qëlloi për vdekjen 12-vjeçarin Tamir Rice, i cili mbante në dorë një pistoletë lodër teksa po luante në një parking. Ngjarja i dha më shumë jetë lëvizjes “Black Lives Matter”./TVKlan/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...