Policia spanjolle sekuestroi 11 tonë kokainë dhe arrestoi 20 persona, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë, të cilët i përkasin dy organizatave kriminale të trafikut të drogës. Sasia e madhe e kokainës vinte nga Amerika e Jugut dhe synohej nga trafikantët që përmes dy porteve spanjolle të shpërndahej në të gjithë Evropën. Polica shqiptare nuk ka dhënë hollësi mbi përfshirjen e shqiptarëve në dy organizatat e fuqishme të trafikut të drogës.
Policia spanjolle tha të marten se sekuestroi 11 tonë kokainë dhe arrestoi 20 persona, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë, të cilët i përkasin dy organizatave kriminale të trafikut të drogës.
Përmes një njoftimi zyrtar policia spanjolle tha se në portin veriperëndimor të Vigos u sekuestruan 7.5 ton kokainë që vinte nga Amerika e Jugut dhe ishte e fshehur brenda kontenierëve me peshkun ton të ngrirë, e cila do të shpërndahej në të gjithë Evropën.
Sasia tjetër prej 3,5 tonë kokainë u sekuestrua në portin lindor të Valencias e fshehur në kontenierë transporti.
Policia spanjolle i përshkroi operacionet si një “goditje të madhe” për një nga rrjetet më të fuqishme ballkanike të shpërndarjes së kokainës në Evropë.
Kreu i Brigadës Qëndrore spanjolle të Narkotikëve Antonio Martinez konfirmoi në një dalje për mediat se mes të arrestuarve disa ishin shtetas shqiptarë.
Sipas policisë spanjolle rrjeti i drogës kishte krijuar një kompani importi për të tregtuar peshk të ngrirë dhe për të investuar në pasuri të paluajtshme për të mbuluar aktivitetin që lidhej me sasitë e mëdha të drogës që vinin nga Amerika e jugut dhe më pas depërtonin në vendet e tjera europiane.
Sipas policisë spanjolle krahas shtetasve shqiptarë janë arrestuar edhe shtetas të tjerë me kombësi spanjolle, kolumbiane dhe dominikane.
Sipas shtypit qëndror spanjoll që nga viti 2017, rrjetet kriminale nga Europa Lindore të përbëra nga shqiptarë, serbë dhe kroatë kanë qenë një kërcënim global dhe një dhimbje koke për njësitë e antidrogës në Spanjë, një pikë strategjike për mbërritjen dhe shpërndarjen e kokainës në tregun europian.
Deri në përgatijen e kësaj kronike policia shqiptare nuk iu përgjigj interesimit të Zërit të Amerikës lidhur me hollësi për përfshirjen e shtetasve shqiptarë në këtë rrjet të fuqishëm të transportit të kokainës nga Amerika e Jugut në Europë të goditur tashmë nga polica spanjolle./voa
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...