Policia spanjolle ka publikuar një video të operacionit “Falkusa”, gjatë së cilës u kapën sasi të mëdha të drogës së llojit kokainë.
Rojet Bregdetare Spanjolle kapën një varkë me vela që lundronte nën flamurin Kroat në Ishujt Kanarie. Pothuajse një ton kokainë u gjet në të, e cila do të vlente më shumë se 40 milion euro, transmeton portal arbresh.info
Në bord ishin tre shtetas kroatë, të cilët supozohet se janë pjesë e të ashtuquajturit “kartel Ballkanik” që përbëhet nga shtetas të Shqipëisë, Serbisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Malit të Zi.
Deri me tani është bërë e ditur se janë arrestuar dy shtetas kroatë, të cilët lundruan përmes një rruge kontrabandë afrikane Ishujt Kanarie në bregdetin e Afrikës Perëndimore, ku hipën grupet kriminale të punësuara nga karteli.
Sipas vlerësimeve të policisë spanjolle, vlera e shitjes në rrugë e kokainës së kapur është më shumë se 40 milion euro. Sipas informacionit të mbledhur deri më tani, kokaina ishte menduar për tregjet e drogës ilegale evropiane, spanjolle dhe kroate./arbresh.info/
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...