Policia kroate përfundoi një operacion të gjerë policor që mbulonte 23 të dyshuar, të cilët kishin formuar një organizatë kriminale, njoftoi Ministria kroate e Punëve të Brendshme.
Polica dyshonte se të dyshuarit, të arrestuar tashmë, kanë kontrabanduar të paktën 15,7 ton marijuanë në Kroaci gjatë tre viteve të fundit duke fituar në mënyrë të paligjshme të paktën 11 milion euro.
Sipas deklaratës së ministrisë së sipërcituar, dy të dyshuarit kryesorë, të identifikuar vetëm si një burrë 37-vjeçar dhe një burrë 35-vjeçar, kishin krijuar një rrjet të krimit të organizuar në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë midis shtatorit 2016 dhe qershorit 2019, duke u lidhur me së paku shtatë persona të tjerë, përfshirë një police 43-vjeçare.
Njëzet të dyshuar po trajtohen si anëtarë të një organizate kriminale. Pesë prej tyre janë tashmë në paraburgim, ndërsa 15 të tjerë janë arrestuar.
Hetimi gjithashtu u zhvillua edhe ndaj tre persona të tjerë, dy prej të cilëve kishin kryer krime, por jo brenda këtij grupi kriminal, ndërsa ndaj njërit prej tyre akuzat kanë rënë.
Policia tha se 150 oficerë policie ishin të përfshirë në këtë hetim.
Gjatë kontrollit të pronave të të dyshuarve, policia sekuestroi 6,3 kilogram marijuanë, një pushkë automatike, dy pushkë të zakonshme, dy pistoleta, dy granata dore, 112 fishekë, 25 500 euro, telefona celularë, karta SIM, laptopë, USB dhe dokumente të ndryshme. Po ashtu u konfiskuan një makinë Benz Mercedes, tip S 63 AMG, një Porsche Cayenne, një BMW 740d dhe dy anije./atsh/
PDK mban konferencë për media
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...