Policia ruse ka kontrolluar shtëpitë e disa gazetarëve që kontribuojnë në programet e shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë dhe Idel.
Realities, është një projekt online që mbulon lajmet dhe ngjarjet në rajonin Volga-Urals.
Më 17 gusht, policia në kryeqytetin e Republikës së Tatarstanit të Rusisë, Kazan, kontrolloi shtëpinë e sociologut Iskander Yasaveyev, i cili është një kolumnist në projektin Idel.Realities.
Avokati i Yasaveyev, Rim Sabirov, tha se policia e çoi klientin e tij në Komitetin Hetues për ta marrë në pyetje.
Në këtë pikë mbetet e paqartë pse pikërisht Yasaveyev u ndalua për t’u marrë në pyetje, i cili njihet për qëndrimin e tij të hapur kundër pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.
Ndërkohë, uebsajti pro-Kremlinit, Tatar-Inform, raportoi më 17 gusht se policia kontrolloi shtëpitë e shtatë gazetarëve të tjerë vendas që kontribuojnë në shërbimet ruse dhe Tatar-Bashkir të REL-it, si dhe në Idel.Realities.
Sipas këtij uebsajti pro-Rusisë, kërkimet ishin të lidhura me artikujt e gazetarëve që mbulonin agresionin e vazhdueshëm të Rusisë kundër Ukrainës.
Presidenti Vladimir Putin në mars të këtij viti nënshkroi një ligj që kërkon burgim për shpërndarjen e “informacionit qëllimisht të rremë” në lidhje me operacionet ushtarake ruse, ndërsa Kremlini kërkon të kontrollojë narrativën për luftën e tij në Ukrainë.
Disa faqe të internetit të Radios Evropa e Lirë, janë tashmë të bllokuara në Rusi./rel/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit