Policia në kërkim të një anëtari të ISIS-it për sulmin ndaj BVB

11:47 | 13 Prill 2017
Arbresh.info

Prokurorët gjermanë kanë lëshuar një urdhër arrest kundër të dyshuarit të arrestuar në lidhje me sulmin ndaj autobusit të ekipit Borussia Dortmund.

Ata kanë thënë që i dyshuari është një anëtar i ISIS-it në Irak dhe ka qenë në kontakt me anëtarët tjerë të këtij grupi sa ishte në Gjermani, transmeton portali arbresh.info.

Zyra e prokurorit federal ka thënë se nuk ka dëshmi, që i dyshuari i identifikuar si Abdul Beset A, kishte marrë pjesë në sulmin ndaj autobusit.

Ai do të dalë para gjykatësit i cili do të vendosë nëse do të miratojë fletë arrestin e lëshuar nga prokurorët, gjë e cila lejon atë të mbahet jo më gjatë se 24 orë.

Deklarata thotë se Beset A, ishte anëtar i një “organizate të huaj terroriste” në Irak, ku ka udhëhequr një njësi komando prej 10 anëtarëve që përfshiheshin në rrëmbime, kontrabandë, grabitje dhe vrasje.

Ai mendohet se ka arritur në Gjermani përmes Turqisë në fillim të vitit 2016./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme