Një 58-vjeçar nga Nju Jorku, është shpëtuar pasi për 10 orë qëndroi i ngujuar brenda veturës, pasi trashësia e borës prej katër metrave ia kishte bllokuar mjetin transportues dhe e kishte pësuar keq nga hipotermia, shkruan Sky News.
Gjithçka ndodhi kur mbeti pa ngrohje derisa stuhia e borës e godiste Nju Jorkun dhe disa qytete tjera në Shtetet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.
Ai disa herë kishte kërkuar ndihmë, megjithatë policët që u shfaqen disa herë në vend të ngjarjes nuk kanë mundur të lokalizojnë veturën e mbuluar nga bora.
E kur më në fund e gjetën, e dërguan burrin me urgjencë në spital pasi ishte goditur rëndë nga hipotermia.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”