Policia konfirmon që sulmi në Nju Jork ka lidhje me terrorizmin

16:02 | 11 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut ka konfirmuar që shpërthimi i sotëm në afërsi të Times Square ka lidhje me terrorizmin. Më tej policia ka identifikuar të dyshuarin si Akayed Ullah 27-vjeçar.

Komisari i NYPD James O’Neill e ka quajtur shpërthimin “incidenti i lidhur me terrorizmin” gjatë një konference, transmeton portali arbresh.info

Shpërthimi ndodhi në terminalin e autobusit në Autoritetin Portual. I dyshuari i cili mendohet të jetë në të 20-tat, ka pësuar lëndime që nuk janë kërcënuese për jetën.

Ai kishte në posedim një mjet të dytë, që fatmirësisht nuk u arrit të shpërthehet./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme