Grupi mafioz kolumbian “Clan del Golfo”, drejtuesi i të cilit është Ottonel, ka si aleat mafien ballkanike, si një nga pesë lidhjet kryesore.
Kreu i policisë kolumbiane, gjenerali Jorge Luis Vargas, ka theksuar se droga niset nga Kolumbia dhe Amerika Qendrore në kontenjerët e transportit, të cilat më pas transferohen në Holandë dhe Spanjë dhe prej andej përhapet përmes rrugëve tokësore në Ballkan, transmeton portal arbresh.info
“Kjo organizatë kriminale ka pesë aleanca kryesorë për kontrabandën e kokainë: në Meksikë, në kartelet Jalisco Nueva Generation dhe Sinaloa, në Evropë rrjetet mafioze kalabreze dhe siciliane dhe trafikun e drogës në Ballkan”, raportoi RTV Malazez, duke cituar deklaratën e kreut të policisë kolumbiane.
Lideri i “Clana del Golfo”, Dario Usuga, i njohur ndryshe si Ottonel, u kap më 24 tetor në rajonin në veriperëndim të vendit dhe duhet të ekstradohet së shpejti në Shtetet e Bashkuara.
Ottonel konsiderohet si një nga trafikantët më të rrezikshëm të drogës në botë, dhe “Clan del Golfo” numëron rreth 3500 persona si pjesë e bandës, sipas të dhënave zyrtare të policisë kolumbiane./arbresh.info/