Autoritetet kineze kanë raportuar se janë duke e rritur fushatën e tyre kundër myslimanëne bë rajonin veriperëndimit të Xinjiangut.
Sipas burimeve në rajon, zyrtarët kanë paralajmëruar familjet të pakicës etnike myslimane që janë të detyruar të dorëzojnë të gjitha materialet fetare, duke përfshirë edhe librin e shenjtë Kur’anin, transmeton portali arbresh.info
Nëse u zbulohet ndonjë material fetar, autoritetet kanë theksuar se ata do të përballen me dënime të rënda.
Sipas Radio Free Asia, një raport i tillë është lëshuar nga Kangar, Hotan dhe rajone të tjera me banorë myslimanë.
Zëdhënësi i grupit të Kongresit Botëror të Ujgurit, Dilxat Raxit, tha se ata morën një njoftim duke thënë se çdo Ujgur i vetëm etnik duhet të dorëzojë çdo artikull të lidhur me fenë Islame.
Sipas zyratëve lokalë, autoritetet në Xinjiang, kanë filluar të largojnë të gjithë Kur’anët për shkak ‘të përmbajtjes ekstremiste’.
Kina ka deklaruar se është duke u përballur me kërcënime nga kultet e brendshme dhe islamizmi radikal, megjithatë kritikët kanë akuzuar Pekinin se po përdor një model më të gjëtë ndalimi dhe abuzimi./arbresh.info/
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe