Rreziku për t’u sulmuar nga një ari polar është bërë realitet për një grup policësh dhe ushtarësh kanadezë, të cilët ishin vënë në kërkim të dy personave të dyshuar për vrasje të një qytetari australian dhe të dashurës së tij amerikane.
Kërkimi për dy personat e dyshuar, Kam McLeod dhe Bryer Schmegelsky, vazhdoi të shtunën edhe me ndihmën e helikopterëve të Forcave Ajrore Mbretërore të Kanadasë në zonën e egër natyrore afër Gillamit.
Gjatë operacionit të kërkimit për vrasësit e dyshuar, Policia Mbretërore e Kanadasë gjeti diçka tjetër. Ata e publikuan një fotografi të një ariu polar, i cili u pa rreth 200 kilometra në veri të Gillamit.
https://twitter.com/rcmpmb/status/1155232334247059456
Banorët e këtij rajoni kanë thënë se të dyshuarit do të përballen me shumë rreziqe, nëse kanë vendosur të fshehën në këtë pjesë. Ata do të përballen me arinjtë polarë dhe arinjtë e murrmë, ujqërit, mushkonjat e zeza, shkurre të dendura dhe moçalishte.
McLeod dhe Schmegelsky janë arratisur pasi dyshohen për vrasjen e dy personave, që u gjetën skaj një autostrade në skajin perëndimor të Kanadasë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...