Në përpjekje që të parandalohet ndonjë sulm terrorist gjatë Lojërave Olimpike që zhvillohen në Tokio më 2020, policia japoneze ka filluar të testojë një sitëm të mbrojtjes nëpërmjet inteligjencës artificiale.
Testet e para të këtij algoritmi, u provuan gjatë një festivali me fishekzjarrë, që është zhvilluar në kryeqytetin e Japonisë.
Kamerat filmuan të gjithë pjesëmarrësit, si dhe monitoruan format se si lëvizën, në mënyrë që të vlerësonin se ku do të shkojnë më tutje.
Sistemi i kompjuterëve monitoroi secilën lëvizje të pazakontë, në mënyrë që të evidentojë individët e dyshimtë.
Për ta avancuar këtë sistem, do të përdoret në aktivitetet të ndryshme, që të mbledhë sa më shumë të dhëna dhe të shihen rezultatet nëse është i sigurt që të hyjë ën funksion. /Telegrafi/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...