Policia izraelite ka rritur forcat e saj në Kuds përpara ceremonisë mortore të Shireen Abu Akleh-s, gazetares së Al-Jazeera-s që u vra në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e transmetuesit publik izraelit (KAN) thuhet se forcat policore izraelite kanë marrë masa intensive në zonën përreth Xhamisë Al-Aksa dhe zonës së vjetër të Kudsit për ceremoninë mortore të Abu Akleh i cili do të zhvillohet pas drekës.
Në anën tjetër, Forcat Kombëtare dhe Islamike në Kuds, njoftuan se kanë shpallur grevë dhe zi njëditore.
Në një deklaratë me shkrim është bërë thirrje që namazi i xhumasë të falet në sheshin e Spitalit Francez në lagjen Sheikh Jarrah ku ndodhet dhe morti i Abu Akleh-s.
Vrasja e gazetares së Al-Jazeera-s, Shireen Abu Akleh
Shireen Abu Akleh gazetarja 51-vjeçare me përvojë në terren për kanalin Al-Jazeera me qendër në Katar, u vra me zjarrin e hapur të ushtarëve izraelitë dy ditë më parë teksa po ndiqte bastisjen e ushtarëve izraelitë në kampin e refugjatëve Jenin që ndodhet në Bregun Perëndimor nën pushtim.
Akleh humbi jetën pasi u plagos rëndë në kokë duke u goditur me plumb të vërtetë nga ushtarët izraelitë, ndërkohë që ajo po kryente detyrën e saj dhe teksa kishte të veshur edhe jelekun antiplumb me mbishkrimin “press”.
Në ngjarjen ku humbi jetën Abu Akleh, u plagos në shpinë edhe gazetari Ali Al-Samoudi, i cili ndodhej pranë saj.
Llapi rikthen gardianin Coric
Në ditën e ndeshjes, Dyche shkarkohet nga posti i trajnerit ...
Berisha shkon në burg ta takojë Salianjin, paralajmëron mosl...
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit...
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zja...
Raportohet se Florian Marku është arrestuar sërish, kësaj ra...