Policia izraelite njoftoi mëngjesin e sotëm se gjatë hetimit të saj ka gjetur dëshmi të mjaftueshme për të ngritur akuzat për ryshfet dhe mashtrim ndaj kryeministrit Benjamin Netanjahu.
Akuzat do të ngrihen edhe ndaj gruas së kryeministrit izraelit, e cila duket e implikuar në këtë çështje, që është edhe rasti i tretë i korrupsionit i udhëheqësit Netanyahu.
Autoritetet pretendojnë se Netanjahu dha favore rregullatore ndaj “Bezeq Telecom Israel”, në këmbim të mbulimit më pozitiv të tij dhe gruas së tij në një faqe interneti të lajmeve, në pronësi të kompanisë.
Vetë Netanyahu mohon çdo akuzë për këtë rast, por tashmë duket se do të përballet me akuzat e policisë së vendit, që pritet të dorëzojë padinë së shpejti në gjykatë.
Kryeministri izraelit nuk po kalon një periudhë aspak të mirë, pas dorëheqjes së njërit prej ministrave të tij, që vinte nga një parti në koalicion me atë të Netanyahut.
Aktualisht koalicioni qeverisës në Izrael është dobësuar ndjeshëm dhe ndaj Netanyahut ka pasur thirrje për të dhënë dorëheqjen dhe për t’u hapur udhë zgjedhjeve të parakohshme.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...