Policia izraelite ka mbyllur të gjitha dyert e kompleksit të xhamisë Al-Aksa dhe ka ndaluar adhuruesit të hyjnë brenda saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për AA, Shejh Omar al-Kiswani, drejtor i xhamisë Al-Aksa të Kudsit Lindor, tha se, “Mbyllja e dyerve të xhamisë Al-Aksa, që përsëritet, është e papranueshme dhe autoritetet izraelite duhet të ndalojnë menjëherë këtë qasje, e cila është kthyer në politikë”.
Dëshmitarët okularë thanë për AA se policia izraelite arrestoi një palestinez në oborrin e xhamisë.
Nga ana e saj, policia izraelite në një njoftim tha se një përpjekje për të kryer sulm me thikë u zhvillua në Qytetin e Vjetër të Kudsit. Ajo pretendoi se arrestoi individin që u përpoq të kryejë sulmin, pa dhënë detaje të tjera.
Asllani në formacionin e javës në Serie A, sipas SofaScore
Shefi i ushtrisë izraelite jep dorëheqje për shkak të sulmit...
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik në Davos, ku do të nëns...
Presidenti Trump shpalos vizionin në ditën e parë të mandati...
Presidentja Osmani e pikëlluar pas tragjedisë që ndodhi në T...
Të paktën 66 të vdekur nga një zjarr në një resort skijimi n...