Policia izraelite arreston palestinezin që emërtoi lëngun e pemëve si “Intifada e Kudsit”

10:13 | 8 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Policia izraelite arrestoi një të ri palestinez në Kuds Lindor të pushtuar, i cili e quajti lëngun e pemëve që ai përgatiti për ta shpërndarë falas si “Intifada e Kudsit”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të botuar në faqen e internetit të gazetës izraelite Yediot Aharonot, policia izraelite bastisi një qoshk që shiste lëngje të shtrydhura në lagjen Jabel al-Mukaber në jug të Kudsit Lindor.

Policia arrestoi pronarin e qoshkut, palestinezin 27-vjeçar.

Palestinezi i arrestuar e kishte emëruar si “Intifiada e Kudsit” një nga lëngjet që përgatiti si përgjigje ndaj shkeljeve të Izraelit kundër palestinezëve në Kuds, Mesxhid al-Aksa dhe banorëve të lagjes Sheikh Jarrah, dhe njihej në rrjetet sociale për shpërndarjen falas të lëngjeve për palestinezët pranë Portës së Damaskut në Qytetin e Vjetër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme