Policia izraelite ka arrestuar guvernatorin e Kudsit, Adnan Ghaith.
Një video e publikuar nga Qendra e Informacionit Wadi Hilweh me qendër në Kuds tregoi se policia e ndaloi me forcë Ghathin nga shtëpia e tij në lagjen Silvan të Kudsit.
Ghaith është arrestuar disa herë muajt e fundit.
Arsyeja e ndalimit mbetet e paqartë, kurse policia izraelite nuk ka lëshuar ende asnjë deklaratë zyrtare.
Kudsi mbetet në qendër të konfliktit disadekadësh të Lindjes së Mesme, ku palestinezët shpresojnë që Kudsi Lindor, i okupuar nga Izraeli që nga viti 1967, një ditë mund të bëhet kryeqyteti i një shteti palestinez.
E drejta ndërkombëtare vazhdon ta cilësojë Kudsin Lindor, së bashku me tërë Bregun Perëndimor, si “territore të okupuara” dhe i konsideron të gjitha ndërtimet e vendbanimeve hebraike atje si të paligjshme./aa/
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...