Një skuter i vjetër “Ciao”, i vjedhur 32 vjet më parë u gjet dhe u kthye tek pronari nga karabinierët e Novafeltria (Rimini), të cilët akuzuan një shtetas shqiptar 42-vjeçar për marrjen e mallrave të vjedhura.
‘Ansa” shkruan se motori i vjedhur në vitin 1988 u gjurmua nga policia gjatë kontrolleve në një aksident rrugor të ndodhur në maj në komunën e Villa Veruçhio.
Burri që drejtonte mjetin e vogël ishte përfshirë në një aksident për shkak të konsumit të alkoolit, duke përfunduar në dhomat e urgjencës me një prognozë 20-ditore.
Në vendin e aksidentit, policia konstatoi se mjeti nuk kishte targa dhe dokumente pronësie. Nga kontrollet pasuese në shasi u zbulua se ‘Ciao’ ishte vjedhur në Bolonjë në 1988 dhe se pronari i ligjshëm kishte vdekur disa vjet më parë.
Në përfundim të hetimit, 42 vjeçari u raportua për “drejtim mjeti në gjendje të dehur”, përveç posedimit të sendeve të vjedhura.
Më në fund, karabinierët duke qenë se pronari kishte ndërruar jetë, ia kthyen mjetin e vogël vëllait të tij. Mediat italiane shkruajnë se ai e priti me habi kur pa se skuteri u kthye…mbase e kishte harruar për shkak të periudhës kaq të gjatë./lapsi.al/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...