Të lidhur me organizatën mafioze të “Ndrangheta”
Karabinierët e reparteve speciale në Itali kanë ndërmarrë në orët e para të mëngjesit një operacion kundër mafias kalabreze, duke arrestuar 116 persona, mes të cilëve krerë të rëndësishëm të organizatës.
Operacioni është ekzekutuar pas një hetimi të nisur nga Drejtoria Rajonale e Antimafias që ka prekur zonën “jonike” të Kalabrisë, që konsiderohet dhe zemra pulsuese e të gjithëNdrangetës, njëkohësisht pikë referimi për celulat e saj që veprojnë në rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Personat e arrestuar konsiderohen përgjegjës për një sërë akuzash, mes të cilave pjesëmarrje në organizatë mafioze, zhvatje pasurish, armëmbajtje pa leje, krime ekonomike dhe të tjera, të gjitha të kryera me anë të forcës dhe dhunës.
Ndrangeta ishte e pajisur me gjykata të mirëfillta për të gjykuar anëtarët e dyshuar për shkelje të rregullave dhe për të qetësuar konfliktet e brendshme mes familjeve. Gjatë hetimit janë identifikuar gjithashtu lidhje të klaneve me politikën për sigurimin e tenderave për shpenzimet publike.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin