Google ADS

Policia iraniane qëllon mbi furgonin, humb jetën 9-vjeçari

21:49 | 10 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Forcat e regjimit iranian në Shushtar, Provinca Khuzestan, qëlluan mbi një furgon duke shkaktuar vdekjen e një fëmije 9-vjeçar të quajtur Morteza Delf Zargani.

Sipas raportimeve të mediave, Jafar Delf Zargani, babai i fëmijës, ka rrëfyer ngjarjen e tmerrshme, duke thënë se makina e policisë ka hapur zjarr ndaj automjetit të tyre.

Plumbi ka goditur fëmijën e tyre 9-vjeçar, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Kur pashë makinën e policisë pas nesh, desha të ndaloja, por pa asnjë paralajmërim dhe pa urdhër, makina jonë u qëllua papritmas.

Morteza vetëm më shikoi, buzëqeshi dhe vdiq në vend./euronews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme