Google ADS

Policia greke përdor gaz lotsjellës kundër emigrantëve në kufi

20:10 | 4 Mars 2020
Arditë Shkodra

Policia kufitare greke përdori sot në mëngjes gaz lotsjellës  për qindra migrantë që po përpiqeshin të hynin nga Turqia, ndërsa autoritetet e Athinës po vazhdonin me planet për të dëbuar migrantët që mbërrinin në ishujt e Egjeut.

Raportet treguan se policia përdori gaz lotsjellës në kufi, një ngjarje e zakonshme që kur javën e kaluar Turqia ndaloi bllokimin e migrantëve për të arritur në Greqi dhe Europë.

Megjithatë gazi lotsjellës hidhej dhe nga ana tjetër. Nuk ishte e qartë se kush gjuajti.

Sipas burimeve greke, rreth 12 500 migrantë u mblodhën përtej kufirit, në rajonin Evros në verilindje.

Ndërkohë, marina greke dërgoi një anije në Lesbos, për të marrë në bord migrantët e sapoardhur, deri në transferimin e tyre në një kamp të mbyllur në kontinent.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme