Policia greke parandalon një sulm terrorist

18:30 | 28 Mars 2023
K.B

Policia dhe Shërbimi inteligjent grek e kanë parandaluar një sulm terrorist.

Dy pakistanezë, 27 dhe 29 vjeç janë prangosur nga ana e autoriteteve greke.

Ata dyshohet se janë bashkëpunëtor të udhëheqësit, që vepronte jashtë vendit si “truri i rrjetit”.

Siç raportojnë mediat, qëllimi i këtij grupi terrorist nuk ishte vetëm të dëmtonin qytetarët e pafajshëm, por edhe të cenonin ndjenjën e sigurisë në vend, duke dëmtuar njëkohësisht institucionet e tij dhe duke kërcënuar marrëdhëniet e tij ndërkombëtare.

Shpartallimi i këtij grupi terrorist u bë pas grumbullimit të informacioneve në disa pjesë të vendit.

Autoritetet greke raportohet se u ndihmuan edhe nga një shërbim inteligjent i huaj, emri i të cilit nuk u bë i ditur.

Nga analiza e informacionit të sekuestruar dhe të dhënave digjitale, u zbulua dhe konfirmua se anëtarët e rrjetit:

Ata kishin zgjedhur tashmë një ndërtesë me rëndësi të veçantë si objektiv të sulmit;ata kishin vëzhguar zonën dhe kishin planifikuar sulmin;ata kishin marrë udhëzimet përfundimtare për kryerjen e sulmit;Në zbatim të këtyre udhëzimeve, ata kërkonin edhe persona të tjerë për kryerjen sa më të mirë të misionit të tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme