Azilkërkuesit, të cilët presin në vijën kufitare për të kaluar në Evropë përmes provincës veriperëndimore Edirne në kufi me Greqinë, po hasin në një trajtim të ashpër të policisë greke e cila po përdorë gaz lotsjellës dhe municion të gjallë ndaj tyre.
Policia greke nuk është përmbajtur nga të shtënat e rastësishme ndaj azilkërkuesve të migruar në kufirin Greqi-Turqi, pavarësisht faktit se zonat e banuara janë në afërsi.
Azilkërkuesit, të cilët presin në vijën kufitare për të kaluar në Evropë përmes provincës veriperëndimore Edirne në kufi me Greqinë, po hasin në një trajtim të ashpër të policisë greke e cila po përdorë gaz lotsjellës dhe municion të gjallë ndaj tyre.
Përderisa ka humbje jetësh, shumë janë plagosur për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga forcat e sigurisë greke.
Policia shpesh hap zjarr drejt zonave të banimit, të vendosura rreth 2 kilometra larg nga porta kufitare.
Policia greke, tregojnë pamjet e videove, ka shënjestruar azilkërkuesit me mitralozë. Lëvizja e duarve të një ushtari grek që nënkupton “Do t’ju vras” u kap edhe nga kamerat.
Turqia ka qenë pika kryesore e tranzitit për qindra mijëra migrantë të parregullt që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar një jetë të re, veçanërisht për ata që shpëtojnë nga lufta dhe persekutimi.
Në fund të shkurtit, Turqia njoftoi se nuk do t’i ndalojë më azilkërkuesit të arrijnë në Evropë.
Vendimi u mor pas martirizimit të 34 ushtarëve turq në Idlib të Sirisë.
Numri i azilkërkuesve që largohen nga Turqia që kur hapi portat kufitare në provincën Edirne është mbi 142.000.
Turqia, e cila tashmë strehon gati 4 milionë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë, ka thënë se nuk është në gjendje të përballojë një tjetër valë refugjatësh./AA/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...