Migrantët dhe policia greke është përleshur në kufirin turko-grek, pasi që autoritetet greke pretendojnë se kanë bllokuar 4,000 refugjatë të hynin në BE.
Policia greke gjuajti gaz lotsjellës mbi migrantët të mbledhur në kalimin kufitar në Edirne të Turqisë, transmeton portali arbresh.info.
Gjithashtu kishte raporte të hedhjes së gurëve nga refugjatët mbi policinë.
https://twitter.com/i/status/1233681756424953856
“Policia kufitare greke herë pas here ka hedhur sprej me piper / gaz lotsjellës për të mbajtur njerëzit mbrapa,” shkroi korrespondentja e DW në Turqi, Julia Hahn në Twitter. Ajo është në kufi.
“Situata është shumë dramatike,” tha Hahn.
Ajo tha se “qindra migrantë” u përpoqën të hyjnë në tokën e askujt. “Disa kanë lot në sy, po kolliten, disa duken sikur do të veniten”, tha ajo./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030