Google ADS

Policia godet me armë elektrike një të moshuar siriane, 87, pasi ka përdorur thikë për të këputur lulet

15:11 | 17 Gusht 2018
Arbresh.info

Policia ka goditur me armë elektrike, një të moshuar 87 vjeçare gjatë kohës sa ishte duke këputur lule, më mirë se “të përdorte forcë vdekjeprurëse”.

Një punonjëse e një lokali në Gjeorgji, SHBA, ka lajmëruar policinë pasi ka parë Martha al-Bishara duke prerë lulet me thikë në kopshtin e lokalit.

E moshuara Znj. Al-Bishara, nga Siria, nuk ka kuptuar policinë pasi që ajo kupton vetëm në gjuhën arabe.

Një zyrtarë nga policia, Josh Etheridge ka thënë: “Ne filluam të flasim me të duke i thënë të largoj thikën.”

“Ne nuk e dinim nëse ajo nuk është duke na kuptuar apo ka probleme të tjera.”

Sipas tij, e moshuara me thikë ishte në gjendje të lëndonte ndonjë polic.

Mbesa e të moshuarës, Martha Douhne ka thënë se ajo nuk është aspak e dhunshme. “Pas goditjes me armë elektrike tani ajo ka probleme me gjumë dhe ka shumë frikë të largohet nga shtëpia.”

Polici që e goditi me armë elektrike atë është ende në detyrë, kurse forcat tjera po shqyrtojnë rastin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme