Policia gjermane i ka ardhur në ndihmë një njeriu të ndjekur nga një ketër foshnje.
Zyrtarët në qytetin jugperëndimor të Karlsruhe iu përgjigjën thirrjes për ndihmë dhe arritën për të parë krijesën që ende terrorizonte telefonuesin.
Ketri u kap dhe u vu në kujdestari pasi ajo befas ra në gjumë.
Një raport policor i incidentit thotë se brejtësi është bërë ‘nuska’ e re e tyre dhe që e kanë quajtur Karl-Friedrich.
Sipas raportit, bebja Karl-Friedrich është në kujdes të mirë në një qendër shpëtimi të kafshëve.
Policia e Karlsruhe ka postuar një ‘tweet’ rreth rastit të enjten, me më shumë fotografi të ketrit.
https://twitter.com/Polizei_KA/status/1027564703172706304
Ketrat njihen për ndjekjen e qenieve njerëzore kur kanë nevojë për ushqim ose ndihmë./arbresh.info/
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...
Arrestohet pjesëtari i policisë në Ranillukë, dyshohet se u ...
Aksident me 7 persona të lënduar në Maliq të Shqipërisë
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...