Policia gjermane qëllon një person në Katedralen e Berlinit

21:21 | 3 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Policia gjermane njofton se ka qëlluar një njeri që po sillej “si i tërbuar” në një katedrale në Berlin.

Incidenti ndodhi të dielën rreth orës 16 dhe sipas postimit të policisë në Twitter, personi ishte qëlluar në këmbë nga forcat e rendit.

Policia i ka kërkuar publikut të mos bëjë spekulime para se të dalin hollësi të tjera pas hetimit të incidentit./VoA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme