Google ADS

Policia gjermane kontrollon qendrën e emigrantëve pas përleshjeve

13:58 | 3 Maj 2018
Arbresh.info

Policia gjermane ka nisur një bastisje në një strehimore migrantësh, ku tre ditë më parë 150 azilkërkuesve u përleshën me policinë dhe parandaluan dëbimin e një 23 vjeçari nga Togo.

Konfrontimi, të cilin policia e përshkroi si jashtëzakonisht agresiv dhe të dhunshëm, ka bërë që djathtistët dhe konservatorët të thonë që arritja e 1.6 milion emigrantëve që nga 2014 ka bërë që prishet rendi dhe ligji, transmeton portali Arbresh.info.

Gjermania është duke u ndeshur me integrimin e emigrantëve, të cilët shumica prej tyre kanë ikur nga lufta apo konfliktet në Lindjen e Mesme. Autoritetet po vazhdojnë të kapërcejnë situatën me një vendim të mbetur të çështjes së azilit, integrimi i migrantëve në tregun e punës është një sfidë e madhe dhe qeveria po diskuton rregullat për bashkimet familjare të emigrantëve./ARBRESH.INFO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme