Policia mbrëmë ka qëlluar mbi një veturë në qendër të Parisit, duke lënë të vdekur dy persona e një tjetër të plagosur, kanë bërë të ditur radioja France Info dhe e përditshmja franceze Le Figaro.
Incidenti ndodhi gjatë mbrëmjes së të dielës, në afërsi të Pont Neuf të Parisit. Policia fillimisht vërejti veturën derisa po lëvizte në kahjen e kundërt, dhe tentoi t’ia bëjë një kontroll.
BFM TV gjithashtu raporton se kanë filluar hetimet për të përcaktuar shkakun që çoi deri te kjo. Të shtënat ndodhën pas pasmesnatës, disa orë pasi që presidenti aktual Emmanuel Macron fitoi ndaj Marine Le Pen në zgjedhjet presidenciale.
E personi i tretë është plagosur dhe dërguar në spital, por nuk ka pasur indikacione që incidenti mund të ketë ndonjë lidhje me protestat e mbështetësve të Le Pen pasi që shpërthyen pas publikimit të rezultateve.
“Vetura i ishte vërsulur policisë pak pas mesnatës dhe kishte refuzuar t’ju bindet urdhrave të policisë. Një prej policëve hapi zjarr dhe vrau dy persona, e të tretin e plagosi”, tha një burim i afërt me policinë që ishin në vendin e ngjarjes.
Kungulli – Super perimja e verdhë e vjeshtës
Agjencia iraniane: Teherani dërgon dy satelitë në Rusi, për ...
Sulmet izraelite në Liban vrasin 9 persona, përfshirë në një...
Opozita në kryeqytet kritikon ekzekutivin, për mosrealizim t...
“L’Equipe”: Zhegrova e rikthen imazhin e tij në Kosovë pas p...
Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçare në Pukë