Qendra e qytetit të Manchesterit është rrethuar dhe bllokuar nga policia, disa momente pasi që u gjetën dy çanta të mbushura me eksplozivë.
Skuadra e çmontimit ka arritur në vendin e ngjarjes, dhe kanë vendosur në funksion robotët të cilët veprojnë në rast rreziku.
Ndërkaq policia është detyruar që ta evakuojë tërë qendrën e qytetit e më pas ta bllokojë, si shkak i alarmit për një sulm masiv me bombë.
Qyteti sot është alarmuar kur u dhanë dy raportime se janë gjetur bomba, njëra në librarinë e qytetit e tjetra në sheshin qendror.
Ndërkaq, një 26 vjeçar është arrestuar ndërkohë që policia po vazhdon hetimet.
Zyrtarët policorë thanë se ata kanë arritur t’i çmontojnë të dyja bombat. Sipas tyre, menjëherë pasi që u çmontua bomba e parë, u raportua për një të dytë, në tualetin e meshkujve të librarisë së qytetit.
Sipas tyre “Qendra e qytetit për momentin mbetet e në rrezik, dhe të gjithë banorët janë evakuuar, ndërsa rrugët janë të bllokuara për t’i ndaluar të gjithë qytetarët të mos hyjnë”.
Ndërsa në njoftim, thuhet se bombat janë larguar nga vendi i ngjarjes, dhe tani janë duke u hetuar.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...