Policia zvicerane ka thënë se një azilkërkues iranian është vrarë nga oficerët, pasi kishte përdorur një thikë dhe një sëpatë për t’i marrë peng dhjetëra njerëz për disa orë në një tren në perëndim të Zvicrës.
Asnjëri nga udhëtarët nuk është lënduar, tha Policia.
Ai i mori pengjet mbrëmjen e së enjtes dhe Policia, e njoftuar nga udhëtarët, e bllokoi zonën derisa treni ishte ndaluar në qytetin Essert-sous-Champvert, në qarkun Vaud, tha Policia të premten.
Iraniani, i cili kishte folur në gjuhën angleze dhe persisht, kishte kërkuar që edhe drejtuesi i trenit t’i bashkohej 15 pengjeve.
Pas kati katër orëve prej se nisi incidenti, Policia u fut në tren dhe e eliminoi 32-vjeçari, pasi u përpoq të negociojë me të përmes një përkthyesi.
Më shumë se 60 oficerë u përfshin në këtë rast.
“Pengjet u liruan shëndosh e mirë”, tha Policia në një komunikatë për media.
Vincent Derouand, zëdhënës i zyrës së prokurorit në Vaud, tha se është duke u zhvilluar një hetim për të mësuar se cilat ishin motivet e azilkërkuesit./rel
Lëkundje tërmeti në Malin e Zi
E shkatërruar nga zjarret, Paris Hilton ndan pamjet e shtëpi...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimi...
PCOS: Shkaqet, Simptomat dhe Mundësitë e Trajtimit për Menax...