Google ADS

Policia e Izraelit ngre padi për korrupsion ndaj Benjamin Netanyahut

20:32 | 13 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Policia izraelite ka rekomanduar që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të paditet për akuzat për marrje të ryshfetit, mashtrim dhe korrupsion.

Në një deklaratë televizive pas njofitimit, kryeministri Netanyahu ka mohuar akuzat dhe ka theksuar se do të vazhdojë të udhëheqë Izraelin “me përgjegjësi dhe besnikëri”, transmeton portali arbresh.info

Policia paraqiti rekomandimet e tyre të martën mbrëma pas një hetimi rreth 14 muajsh.

Hetimi i nisur për “aferën e dhuratave” kishte filluar pasi besohej se ai ka pranuar dhurata të shtrenjta nga biznesmenët.

Akuzat rrjedhin nga dy hetime të veçanta, Rasti 1000 dhe Rasti 2000. Ishin akuzat se Netanjahu dhe Sara, bashkëshortja e tij, pranuan dhuratat me vlerë të mijëra dollarë nga biznesmenët e pasur. Tjetri, përqëndrohet në një marrëveshje të dyshuar me gazetën Yedioth për mbulim më pozitiv në këmbim të një goditjeje nga mediat e saj rivale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme