Sipas një dokumenti të policisë izraelite thuhet se kryeministri i vendit, Benjamin Netanyahu dyshohet për krime që përfshijnë shkelje të besimit dhe për dy raste të korrupsionit.
Dokumenti i lëshuar për mediat izraelite thotë se rastet në të cilat është i përfshitë Netanyahu kanë të bëjnë me korrupsion dhe shkelje të besimit, megjithatë policia nuk ka dhënë detaje shtesë, transmeton portali arbresh.info
Kryeiminstri izraelit ka qenë nën dyshim nga policia për muaj me rradhe për akuzat për korrupsion, ku besohet se ai ka pranuar dhurata nga figura të mëdha të Hollyëoodit dhe sidomos bi bisedimet sekrete me botuesin e Yediot Ahronot, një gazetë e madhe izraelite, për mbulim pozitiv të Netanyahut në 2014.
Netanyahu ka mohuar të gjitha akuzat dhe i ka quajtur ato ‘gjuesti shtrigash’ kundër tij dhe familjes së tij./Arbresh.info
Sot pritet të fillojnë punimet në rrugën “Rexhep Luci” në Pr...
Sot mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të ...
Parashikimi i motit për sot
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...