Google ADS

Policia e Barcelonës qëllon një njeri të armatosur me thikë pasi hyri ne stacionin policor duke thirrur Allahu Ekber

10:55 | 20 Gusht 2018
Arditë Shkodra

Policia ka qëlluar një njeri i cili ishte i armatosur me thikë duke thirrur Allahu Ekber që u përpoq t’i sulmonte ata në një stacion afër Barcelonës herët në mëngjes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit në një stacion policor në Cornella në periferi të kryeqytetit Katalanas.-përcjell arbresh.info

Policia rajonale tha në një cicërimë në twitter: ‘Një njeri i armatosur me thikë ka arritur në stacionin e policisë në Cornella këtë mëngjes me qëllim të sulmimit të oficerëve mirëpo ai është larguar. ‘

Oficerët refuzuan të konfirmonin raportet se njeriu i armatousr me thikë ishte vrarë.

Raportet lokale thanë se burri ishte një 29-vjeçar me origjinë algjeriane dhe kishte bërtitur Allahu Ekber.

Thuhet se një oficer i cili ishte në zonën e pritjes të stacionit të policisë e kishte qëlluar atë.

Një zëdhënës i policisë tha se nuk mund të konfirmonte se ai ishte vrarë, por raportet lokale thanë se shërbimet emergjente kishin dështuar në përpjekjet e tyre për ta ringjallur atë kur arritën në vendin e ngjarjes.

Incidenti ndodhi vetëm tre ditë pas përvjetorit të sulmit terrorist shkatërrues në Barcelonën Las Ramblas./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme