Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, është arrestuar sot nga policia në pjesën qendrore të Moskës, në një tubim që ai e kishte thirrur për të protestuar kundër korrupsionit.
Roman Ruibanov, drejtor i fondacionit antikorrupsion të Navalnyt, në rrjetin Twitter ka konfirmuar se lideri opozitar ishte arrestuar dhe ka postuar video ku shihet turma e mbështetësve të tij në përpjekje për pengimin e këvizjes së makinës policore me Navalnyn, derisa prania e policisë speciale ishte e madhe.
Disa protestues janë arrestuar derisa policia e pastronte rrugën për lëvizjen e automobilit policor.
Navalny u bëri thirrje mbështetësve që ta vazhdojnë tubimin kundër korrupsionit pa praninë e tij.
Dhjetëra vetë janë arrestuar në Sheshin Pushkin, ku ka pasur prani të madhe të policisë, ndërsa një helikopter fluturnote mbi masën e tubuar në këtë protestë, e cila nuk ishte e autorizuar.
Raportohet se ka pasur edhe arrestime në tubimet e tjera të këtilla në qytetet në gjithë Rusinë.
Këto tubime po bëhen pasi grupi antikorrupsion i zotit Navalny, më 2 mars e ka publikuar një raport, në të cilin akuzohet kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, se i ka përdorë organizatat humanitare dhe OJQ-të, për të mbledhur donacione nga pasanikët dhe bankat shtetërore, e pastaj këto fonde i ka shfrytëzuar për blerjen e pasurive të shtrenjta.
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...