Një sasi rekorde e heroinës është gjetur nga policia britanike. Trafikantët e kishin fshehur atë mes peshqirëve dhe rrobave të natës në një anije mallrash.
Agjencia Kombëtare e Krimeve e Britanisë së Madhe tha se sasia e konfiskuar prej 1.3 tonësh paraqet rekord për konfiskimin e drogave të klasit të parë në këtë shtet dhe është njëra nga më të mëdhatë në Evropë. Droga u gjet në anijet “MV Gibraltar” pasi ajo ishte ndalur në portin “Felixstowe” më 30 gusht.
Droga ishte e futur në pako, në të cilat ishte mbishkrimi “proteina pluhur” dhe ishin vendosur në pako më të mëdha, të cilat ishin të mbushura me peshqirë dhe rroba nate.
Pasi policia e largoi drogën nga anija, zyrtarët e kthyen pjesën tjetër të dërgesës në anije. Ajo e vazhdoi lundrimin në Antwerp dhe arriti në portin e këtij qyteti bregdetar belg më 1 shtator. Zyrtarët e portit më pas i arrestuan katër persona.
Jenny Sharp, drejtoreshë ndihmëse e Forcave Kufitare, tha se disa prej pakove njëkilogramshe të heroinës ishin të qepura brenda peshqirëve dhe policëve iu nevojitën rreth gjashtë orë për t’i nxjerrë ato, shkruan “The Guardian”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...